E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Të ndalen kërkimet e grekëve për naftën në Jon

Sipas PDIU-së, policia kufitare greke po përdor hartat e Marrëveshjes së rrëzuar të detit.

“Kjo polici që sipas tyre, dikur ka përdorur armë, sot po gjobit dhe po kërcënon rëndë ekzistencën e tyre, punën për të mbajtur familjet gjallë. Kjo që po ndodh është diçka e rëndë në shumë kuptime. Veprimet e policisë detare greke krijojnë dëm ekonomik Shqipërisë, dhe ekonomive familjare të  peshkatarëve”, thekson reagimi.

Kjo parti nënvizon se vendime të tilla merre nga vendimmarrës politikë, të cilët nuk duan të njohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. “Në mënyrë analoge paraqitet dhe problemi i kërkimeve eventuale greke të naftës në Jon. Ai përfaqëson nëse kryhet në detin tonë, një grabitje, një dëm ekonomik të pallogaritshëm dhe afatgjatë, dhe dhunim të sovranitetit tonë. Për të ndaluar këto veprime të rënda që cenojnë sovranitetin, PDIU kërkon: fillimin e negociatave mes dy palëve për të gjetur një zgjidhje për problemin e peshkatarëve të Sarandës. Kjo që ne kërkojmë është një veprim normal në probleme të ngjashme midis vendeve fqinjë në det”, thuhet më tej.

PDIU kërkon që pala greke të ndalojë kërkimet në det për naftë deri sa të arrihej marrëveshja e re. “Duam sqarim nga ministri ynë i mbrojtjes se çfarë linje kufiri njeh qeveria e Shqipërisë dhe nëse janë të drejta pretendimet e peshkatarëve, si ka ndërmend të reagojë ndaj këtyre cënimeve të sovranitetit territorial të Shqipërisë. Ne duam që pala shqiptare në negociatat eventuale me Greqinë të paraqitet me përfaqësues kompetentë dhe patriotë. Ata duhet të kenë si Kuran dhe Bibël të veprimit të tyre në atë negociatë, vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe ligjin shqiptar”, përfundon reagimi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-04-04 12:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›