E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes piloti, 80-vjeçarja ul me sukses avionin

Edhe pse e dinte mirë se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë, Helen Kollins ruajti qetësinë dhe uli avionin “Cessna” në aeroportin e Cherrylandit. Ajo kishte marrë mësimet bazë të ngritjes dhe uljes së avionëve plot 30 vite më parë, tha djali i Collins për agjencinë e lajmeve “Associated Press”. Xhejms Kollins, po ashtu një pilot i trajnuar, ndihmoi të ëmën të ultë avionin nëpërmjet radios.

Zonja dhe Kollins dhe bashkëshorti i saj Xhoni po ktheheshin nga shtëpia e tyre e pushimeve në Florida. Bashkëshorti pilot u godit nga një atak në zemër teksa ndodhej në kabinë. Ajo lajmëroi menjëherë policinë dhe piloti vendas Robert Vuksanoviç u ngjit menjëherë në fluturim me një avion të vogël në mënyrë që ndihmonte në uljen e “Cessna”. Në kohën e uljes avionit i kishte mbaruar pothuajse komplet karburanti. Në momentin që preku tokën, punonte vetëm një motor i avionit.

Mrekullisht “ajo ishte më e qetë se çdocili në tokë. Gjithçka e kishte nën kontroll”, tha Xhejmsi për “AFP”-në. “Mahnitës është fakti që ajo e uli avionin vetëm me një motor – nuk e di nëse shumë prej pilotëve të trajnuar mirë mund ta bëjnë këtë. Unë e dija se kisha humbur babanë por nuk doja të humbja edhe mamanë. Nuk mund të iknin të dy për një herë”, tha ai.

Dëshmitarët thonë se avioni i ra rrotull aeroportit rreth dhjetë herë. 80-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital si pasojë e disa plagëve të lehta në shpinë të marra gjatë uljes, por pritet të dalë brenda pak ditësh.

Më poshtë mund të ndiqni videon e animuar të ngjarjes:

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-04 14:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›