E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi

Z. Bojaxhi e bëri publik vendimin e tij në një konferencë shtypi gjatë orëve të mesditës.

Ai nuk dha arsye konkrete që e shtynë të marrë këtë vendim, duke u mjaftuar me pohimin se e onsideron të mbyllur misionin që kishte marrë përsipër dy vjet më parë.

“Mbylla misionin që më ngarkuan,”- u shpreh midis të tjerash ai në konferencën për shtyp.

Dje Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, shkarkoi Këshillin Mbikqyrës së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, duke emëruar këshillin e ri.

Ky vendim nga ana e ministrit erdhi për shkak të shkeljeve të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në kontrollin që ky i funditi bëri KESH-it.  

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›