Miliband: Mbështetje Shqipërisë për reformat e integrimit
Një takim te veçante Sekretarja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, zhvilloi me sekretarin e Jashtëm të Britanisë, David Miliband, Këshilltarin për politikën e jashtme të Kryeministrit Gordon Brown, Steward Woods, anëtaren e Komitetit Kombëtar Drejtues znj. Diane Hayter, etj.
Gjatë takimit me sekretarin e Jashtëm të Britanisë, David Miliband, u shkëmbyen mendime për situatën politike në Shqipëri. Ajo e informoi z. Miliband për vendimin politik të LSI-së, si një stad të ri të emancipimit të politikës shqiptare.
Gjithashtu znj. Paskali shprehu vullnetin e LSI-së për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe një qeverisje shumë përfaqësuese, e cila do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët gjatë këtyre 4 viteve të fitojnë betejat e rëndësishme që ka përpara, që kanë të bëjnë me standardet evropiane.
Nga ana e tij, sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, pasi shprehu vlerësime dhe konsiderata për LSI-në, dhe në mënyrë të veçantë për Kryetarin e saj z. Meta, vlerësoi angazhimin e LSI-së si pjesë e koalicionit qeverisës. Gjithashtu z. Miliband duke shkëmbyer mendime mbi situatën para dhe pas zgjedhore në Shqipëri, tha më siguroi se qeveria e Britanisë së Madhe mbështet përpjekjet e Shqipërisë për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
Në këtë kontekst, reformat janë lajtmotivi dhe ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Qeverinë e Integrimit në fushën e reformave. Në përfundim të bisedës, z. Miliband bëri një ftesë për Meta për një vizitë në Lodër, për të thelluar akoma dhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy partive simotra.