Koordinimi EULEX-Serbi fillon më 7 tetor
Karin Limdal, zëdhënëse e Komponentit të Policisë të EULEX-it, ka shpjeguar natyrën e këtyre takimeve: “Siç kemi njoftuar më herët, policia e EULEX-it planifikon që në fillim të tetorit ta mbajë një takim me policinë e Serbisë për t’u pajtuar lidhur me mënyrat e zbatimit të marrëveshjes teknike. Ky takim është konfirmuar për datën 7 tetor në Beograd në të cilin do të diskutohen anët praktike të marrëveshjes teknike”.
Kjo marrëveshje teknike, sipas saj, do ta përmirësojë bashkëpunimin rajonal për luftimin e krimit, si dhe për përmirësimin e komunikimit.
Limdal ka shtuar po ashtu se, Qeveria e Kosovës është e informuar lidhur me këtë takim.
“EULEX-i konsultohet nga afër me Qeverinë e Kosovës për të gjitha çështjet që janë të lidhura me mandatin e tij, e që kanë për qëllim të sigurojnë përfitime konkrete për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/