E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtori i QSUT-së

Thuhet se arsyet e dorëheqjes kanë qenë personale, teksa Ivziku nuk ka bërë asnjë koment për dorëheqjen. QSUT-ja ka ndërruar disa drejtorë vitet e fundit, ku të paktën dy prej tyre kanë dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja është bërë pasditen e djeshme jashtë orarit zyrtar të punës. Ende nuk dihet kush do të jetë drejtori i ri i spitalit më të madh në vend, i cili njëkohësisht ka edhe problemet më të mëdha me menaxhimin. Ivziku është emëruar në këtë post në tetor të vitit 2010, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Ilir Dashi, i ardhur nga radhët e LSI-së. /Start/

                                                                                             2012-09-08 08:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›