KLSH: Dëme financiare në Drejtorinë Arsimore Shkodër

Nga kontrolli i ushtruar, Grupi i Auditimit ka konstatuar disa parregullsi dhe shkelje të dispozitave ligjore.
- Në veprimtarinë e DAR Shkodër janë konstatuar një sërë mangësish nga më të ndryshmet, ndër të cilat veçojmë, mungesën e bashkëpunimit me MASH për hartimin e strategjisë se politikave, që përmban objektivat strategjike, prioritetet e institucionit dhe planet e veprimit; mosdërgimin dhe mosmiratimin e rregullores së brendshme nga MASH; mospasqyrimin në rregullore të kërkesave të ligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin, përfshirë përcaktimin e detyrave të Nëpunësit Autorizues dhe Nëpunësit Zbatues të secilit sektor, me pasojë kjo moszbatimin e nenit 21 të ligjit për MFK-në, pasi nuk është hartuar dhe miratuar strategjia e riskut apo përcaktimi i procedurave për menaxhimin e riskut etj.
- Në tenderin për “Rikonstruksionin e palestrës së shkollës së mesme “Kol Idromeno”, Shkodër me fond limit 5,833,333 lekë, në kundërshtim me kreun VII, pika 2, dhe kreun IX, gërma “c” të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 "Për rregullat e prokurimit publik", i ndryshuar, është s’kualifikuar një operator ekonomik, i cili ka pasur ofertën ekonomike me të ulët se sa operatori fitues, duke rritur padrejtësisht koston e këtij rikonstruksioni dhe shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 1,970,842 lekë.
- Mangësi dhe shkelje në zbatimin e projektit “Reduktimi deri në zero i braktisjes së shkollës në arsimin bazë në Shkodër” me vlerë 2,857,460 lekë, me pasojë mosarritjen e qëllimit dhe rezultateve të pritshme. Madje, 10 punonjës të DAR Shkodër dhe 2 punonjës të MASH kanë përfituar honorare nga ky projekt në shumën 651,114 lekë, nga e cila Drejtore e DAR 166,680 lekë, ndërkohë që DAR ishte përfituese e projektit dhe e ngarkuar me ndjekjen e zbatimit të tij dhe Zv/Ministre e MASH 28,800 lekë.
- Në kundërshtim me nenin 49, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe pikën 2, të kreu III të VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit Publik”, në tenderin “Për blerjen e librave artistik për arsimin 9/vjeçar” me fond limit 2,885,121 lekë dhe tenderin “Për blerjen e librave artistik për arsimin e mesem” me fond limit 1.071.288 lekë”, të realizuar gjatë vitit 2009, disa operatorë ekonomik të cilët kanë paraqitur oferta ekonomike me vlera më të ulëta se sa oferta e fituesit, janë tërhequr në mënyrë të njëanshme nga tenderi dhe për këto tërheqje brenda afatit të vlefshmërisë së ofertave, nuk u është konfiskuar sigurimi i ofertave, duke shkaktuar në këtë mënyrë rritje fiktive të kostos së blerjes së librave, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 846,144 lekë.
- Në tenderin “Për blerjen e librave artistik për arsimin 9/vjecar dhe arsimin e mesëm”, me fond limit 2,820,413 lekë”, të realizuar në vitin 2010, është shmangur procedura e hapur dhe është përdorur procedura me negocim pa shpallje paraprake të kontratës, në kundërshtim me nenin 33, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe kreun IV të VKM nr. 1, datë 10.01.2006 “Për rregullat e Prokurimit Publik”, shkelje që ka sjellë pasojë dëm ekonomik në vlerën 423,918 lekë.
- Mangësi dhe parregullsi të shumta në mbajtjen dhe përpilimin e listë prezencave të punonjësve; në përzgjedhjen dhe punësimin e drejtuesve të shkollave e të mësuesve nga Drejtore e Drejtorisë Arsimore, pa konkurs dhe pa zbatuar asnjë kriter të përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr. 22, datë 29.07.2010 "Për emërimet e personelit mësimor dhe drejtues në Arsimin Parauniversitar"; si dhe në emërimin e mësuesve provizorë.
Për përmirësimin e gjëndjes, KLSH i ka propozuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe DAR Shkodër ndryshimin e disa akteve nenligjore në fuqi, si dhe i ka rekomanduar mjaft masa me karakter organizativ, masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 4,355,000 lekë, si dhe masa disiplinore.
Për Drejtoren e Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, për mangësi në drejtimin e këtij subjekti dhe keqmenaxhim në administrimin e fondeve, në disa raste dhe me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit, është kërkuar marrja e masës disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës”. Ndërkohë, për 9 punonjës të tjerë të DAR është rekomanduar masa disiplinore “vërejtje me shkrim”.
Gjithashtu, për Drejtoren e Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër është bërë kallëzim penal në organet e prokurorisë për konsumim të figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë”, parashikuar nga nenet 248 e 258 të Kodit Penal.
II. Në zbatim të programit të auditimit nr. 736/1, datë 5.6.2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka përfunduar dhe evaduar materialet e auditimit të ushtruar në Ministrinë e Shëndetësisë për projektin “Rehabilitimi i spitalit të Shkodrës faza-III”, me objekt: “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë të veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën nga nisja e projektit viti 2008 deri në 6-mujorin e I-të 2012”.
Realizimi i këtij projekti ka për qëllim të kthejë Spitalin Rajonal Shkodër në një spital rajonal tercial modern. Bashkëfinancues për projektin janë Banka e Këshillit të Europës (CEB) dhe Qeveria Shqiptare.
Spitali Rajonal i Shkodrës është qendra më e rëndësishme shëndetësore për pacientët e brendshëm dhe të jashtëm në veriun e vendit. Rehabilitimi i fazës së tretë, ka për qëllim mundësimin e përmirësimit të kujdesit shëndetësor për banorët e rrethit të Shkodrës dhe të rrethinave të zonës veriore, duke garantuar një sistem kujdesi shëndetësor të efektshëm dhe të qëndrueshëm.
Nga zbulimet dhe konkluzionet kryesore të këtij auditimi paraqesim:
- Projekti nuk ka përfunduar brenda afateve të përcaktuara, si pasojë e mosbashkëpunimit dhe mosbashkërendimit të strukturave të përfshira në zbatimin e tij, si Ministria e Shëndetësisë, Njësia e Zbatimit të Projektit dhe Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër.
- Mungesën në furnizimin e Spitalit Rajonal Shkodër me pajisje dhe furnitura mjekësore, si pasojë e mosrealizimit të tenderit nga MSH; probleme në lirimin e godinave ekzistuese, duke shkaktuar vonesa në përfundimin e punimeve të ndërtimit dhe vënien në eficiencë të Spitalit të ri.
- Bërjen e ndryshimeve në specifikimet teknike të mallrave të kërkuara në dokumentet e tenderit dhe të ofertuara nga operatori i shpallur fitues, në kontratat e lidhura për dy lotet, veprim i cili ka sjellë dëm ekonomik në shumën 5,510,400 lekë. Shtojmë se, anekset e kontratave nuk kanë të përcaktuara specifikimet teknike, kompaninë prodhuese, origjinën e mallit dhe numrin identifikues të produktit; bashkëlidhur kontratave mungojnë ofertat teknike, specifikimet teknike të ofertuara nga shoqëria fituese.
Pajisjet e furnizuara nuk janë në përputhje me specifikimet teknike; nuk janë sipas katalogut, nuk kanë markë, numër indetifikimi të produktit, nuk identifikohet origjina e prodhuesit, si dhe nuk janë të përshtatshme për përdorim spitalor. Për furniturat mjekësore janë ndryshuar përmasat (dimensionet), materiali i specifikuar dhe i kërkuar (ndryshuar nga çelik në melamin), duke i bërë jo të përshtatshme për qëllime spitalore. Artikujt e lavanterinë janë gjendje në magazinë dhe në ambientet e spitalit të ri të pa instaluara, rifuxho dhe kryesisht të pa ambalazhuara, si dhe nuk janë vendosur ende në punë; gjithashtu, ka mungesa në sasinë e mallit të marrë në dorëzim, si për pajisjet e lavanterisë ashtu edhe për furniturat mjekësore.
Mbështetur në materialin e auditimit, KLSH arriti në konkluzionin se, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Spitalit Shkodër, ish Kryetari i Degës së Shitjes aktualisht Jurist pranë Degës së Shitblerjes dhe Përgjegjësi Material në Degën Hoteliere, në lidhjen dhe zbatimin e kontratave “Blerje pajisje për lavanterinë” dhe “Blerje furnitura mjekësore”, gjatë zbatimit të këtij projekti kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në tërësi, KLSH ka propozuar 17 masa organizative, 3 masa për shpërblim dëmi në shumën 5,510,400 lekë, 1 masë administrative dhe 5 masa disiplinore, nga të cilat 1 “Lirim nga detyra” për Drejtorin e Spitalit, 2 “Largim nga puna”, përkatësisht për ish Kryetarin e Degës së Shitjes aktualisht Jurist pranë Degës së Shitblerjes dhe për Përgjegjësin Material në Degën Hoteliere, si dhe 2 “Vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për një jurist në Zyrën Juridike dhe një ekonomist në Degën Hoteliere, si dhe 2 kallëzime në Prokurori. /Start/
2012-09-08 08:59