Wollfarth: Përmirësime domethënëse në burgje

Kujtojmë se përmirësimin e kushteve nëpër burgje, është gjithashtu në radhët e kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për të marrë statusin e vendit kandidat.
Ndërkohë, Wollfarth deklaroi se si shtet pjesëmarrës i OSBE-së, Shqipëria është angazhuar t’i trajtojë të gjithë personat e privuar nga liria me humanizëm dhe respekt për dinjitetin e tyre.
“Ka pasur përmirësime domethënëse në sistemin e burgjeve, përmes ndërtimit të mjediseve të reja dhe ngritjes së sistemit të ri të shërbimit të provës, ky i fundit me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së. Ne presim të shohim një përmirësim të mëtejshëm të shërbimeve mjekësore profesionale në të tërë sistemin e burgjeve, një fushë ku institucionet shqiptare duhet të bëjnë akoma përparim”, theksoi ambasadori. Wollfarth tha se kjo është veçanërisht e vërtetë për burgun e Zaharisë, ku vuajnë dënimin të burgosur me probleme mendore, për të cilët gjykata ka urdhëruar trajtim mjekësor të detyrueshëm. Ai vlerësoi stafin e burgut për nivelin e lartë të përkushtimit profesional, me gjithë kushtet shumë sfiduese dhe të vështira ku punojnë.
Në cilësinë e kreut së nënkomitetit për reformën e burgjeve të Konsorciumit Ndërkombëtar – një grup i ngritur për të bashkërenduar ndihmën ndërkombëtare në Shqipëri – Prezenca e OSBE-së u kushton vëmendje shtesë të drejtave të të burgosurve, në mënyrë që ata të trajtohen me humanizëm, dinjitet dhe respekt. Bazuar në monitorimin e vendeve të vuajtjes së dënimit, Prezenca ka përgatitur rekomandime praktike për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përmirësimin e situatës në burgje. /Start/
2012-09-07 16:35