E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen kreu i PKD, drejtimin e partisë e merr Mark Frroku

TIRANË- Mark Frroku do të jetë kryetari i ri i Partisë Kristian Demokrate.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PKD-së, i cili pranoi aktin e dorëheqjes së Dhimitër Muslia nga posti i kryetarit të PKD-së dhe emëroi zëvendësimin e tij në këtë detyrë nga Mark Frroku, Sekretari i Përgjithshëm njëkohësisht dhe deputet.

Partia Kristian Demokrate zhvilloi sot mbledhjen e Këshillit të saj Kombëtar ku në qendër të tij ishte analiza e detajuar dhe e thellë e Zhgjedhjeve Parlamentare që u zhvilluan më 23 Qershor 2013, nga ku kjo parti fitoi edhe mandatin e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të përfaqësohet nga z. Mark Frroku, deputet i Qarkut të Shkodrës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›