E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat etnike të 2 Marsit në Shkup, dënohen 6 shqiptarë

SHKUP - 6 nga 14 shqiptarët e akuzuar si pjesëmarrës për protestën e dhunshme të 2 marsit ne Shkup janë dënuar me 60 muaj burg nga një Gjykatë në Maqedoni. Gjykata i ka shpallur ata fajtorë për veprën “pjesëmarrje në turmën që kryen vepër penale”.

Trazirat etnike në muajin Mars të këtij viti shpërthyen në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, erdhën si pasojë e protestës së një dite të parë të një grupi huliganësh maqedonas, të cilët dhunuan barbarisht në qendër të Shkupit disa nxënës dhe kalimtarë shqiptarë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›