Jepet premiera e filmit “Të mjerët”

Anne Hathaway ka luajtur fatin e një gruaje fatkeqe në filmin “Les Miserables”, por aktorja është dukur më bukur se asnjëherë më parë në tepihun e kuq gjatë shfaqjes së premierës së këtij filmi në Los Angjelos.
Hathaway kishte deklaruar se ka humbur rreth 10 kilogramë për të luajtur këtë rol. Ajo gjatë natës së mbrëmshme kishte veshur një fustan të gjatë dhe të zi që i shkonte përshtati.
Filmi “Les Miserables” pritet të jetë një ndër filmat më të shikuar. Në këtë film trajtohet fat i të varfërve dhe peripecitë e tyre për të mbijetuar./Kosovapress/