Falcao mendon të përmirësohet

Radamel Falcao mendon se ka ende për të mësuar në futboll, përkundër faktit se sot është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.
Përfaqësuesi kolumbian është bërë dëshirë e shumë klubeve, por momentalisht është i përqendruar tek Atletico Madridi.
“Unë e jetoj të tashmen. Kam edhe tri vjet kontratë me Atleticon, i cili është një klub i madh dhe i rëndësishëm. Dëshiroj t’i vë në dispozicion të skuadrës kualitetet e mia për ta ndihmuar të rritet. Edhe unë kam shumë për të mësuar”, deklaroi ish futbollisti i Portos për të përditshmen spanjolle AS. Falcao thotë se nuk do ta harrojë kurrë natën kur shënoi 5 gola.