Jepet sot vendimi per Berluskonin

Pritet sot vendimi i gjykatës italiane mbi akuzat për ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni . Prokurorët kanë kërkuar një dënim me 5 vjet heqje lirie, mirëpo mediat vendase bëjnë me dije se kjo ka gjasa të mos ndodhë. Kavalieri italian akuzohet për mashtim dhe marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene. Gjatë ditës së sotme gjykata e Milanos pritet të marrë vendimin e saj, pasi mbrojtësit e ish-kryeministrit italian paraqesin dhe argumentet përfundimtare. Berluskoni 75 vjeç, akuzohet se ka paguar një avokat britanik David Mills, në vitet 1990.
Prokuroria pretendon se Mills u pagua me 600 mijë dollarë për të mbrojtur interesat e Berluskonit . Akuza këto të cilat hidhen poshtë nga ky i fundit. Ndërsa prokuroria nga ana e saj ka bërë me dije se mbrojtja e Berluskonit është e bazuar në dokumente të falsifikuar.