E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani pasurohet me uranium

Nën presionin gjithnjë e në rritje të ndërkombëtarëve Irani duket se nuk do të ndalet aspak në objektivat e tij për programin bërthamor. Një raport i fundit, i publikuar nga Agjencia Atomike për Enrgjinë Bërthamore me seli në Vjenë bën me dije se Teherani zyrtar ka intensifikuar me shpejtësi pasurimin e uraniumit. Kjo pritet të rrisë edhe më shumë alarmin në Perëndim në lidhje me qëllimet e programit bërthamor të vendit islamik.
Në dokumentin e saj, Agjencia Atomike njofton gjithashtu edhe për misionin e saj të dështuar në Teheran këtë javë, i cili synonte të provonte dhe të merrte përgjigje për zhvillimin e armëve bërthamore. Pas nje vizite dy ditore inspektoret jane kthyer te zhgenjyer , ndersa nuk jane lejuar te vizitojne centralin berthamore te Parchin .
Përshkallëzimi i këtyre ngjarjeve ka rritur së tepërmi shqetësimin se konflikti mes Perëndimit dhe Iranit mund të shndërrohet në një spirale të veprimit ushtarak, e ndërkaq, ka rritur edhe çmimin e naftës. Ndërkombëtarët kërcënojnë gjithnjë e më shumë Iranin me sanksione, ndërsa është përfolur mjaft një sulm i Izraelit. Teherani zyrtar ka bërë me dije se programi i tij bërthamore është vetëm për qëllime paqësore dhe se kushdo që kërcënon sigurinë kombëtare ata do të sulmojne të parët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›