E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic-Frattini-t Ndeshkim huliganeve

Serbia i ka kerkuar zyrtarisht falje Italise per incidentin e shkaktuar dje nga tifozet serbe ne stadiumin e Xhenovas.

Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ne nje bisede telefonike me homologun Franco Frattini ka dhene garancine e tij se drejtesia serbe do ti ndeshkoje huliganet.

Autoritetet e Beogradit do te shtojne kerkimet per pergjegjesit e dhunes dhe do te arrestojne te gjithe kriminelet te cilet do te marrin denimin e merituar ka pohuar Jeremic.

Nderkohe qe ministri i Brendshem serb Ivica Dacic ka kritikuar policine italiane per menaxhimin e gabuar te situates.

Nderhyrja e policise italiane mund te kishte qene shume me e mire. Ata nuk duhet ti kishin lejuar tifozet te hynin ne stadium me sende te forta ka pohuar Dacic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›