Bush: Do ndihmojmë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Presidenti i SHBA-së, George Bush në një letër dërguar presidentit Cervenkovski thotë se SHBA-ja do të vazhdojnë bashkëpunimin me Maqedoninë dhe do ta ndihmojnë integrimin e saj në NATO dhe BE."Jam i bindur se marrëdhëniet mes vendeve tona do të vazhdojnë të thellohen, dhe se shtetet tona do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë globale, paqes, lirisë dhe se së bashku do të angazhohemi që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s si dhe për ta thelluar integrimin euroaltantik, thuhet në letrën e presidenti Bush dërguar presidentit , Branko Cervenkoski.Bush falenderoi Maqedoninë për kontributin e saj me dërgimin e njësiteve speciale ushtarake në Irak."Tani kur afrohet fundi i shërbimit të gjatë të ushtarëve të Maqedonisë, në Irak, dëshiroj të shpreh falënderimin e thellë të SHBA-së, ndaj autoriteteve të Maqedonisë dhe qytetarëve për kontributin e kombit tuaj ndaj forcave multinacionale në Irak prej vitit 2003 deri më 2008.Ushtarët amerikanë e kanë vlerësuar lartë aftësinë dhe profesionalitetin e njësisë speciale ushtarake të Maqedonisë, dhe e vlerësoj bashkëpunimin e tyre të shkëlqyeshëm me kolegët e tyre të armatës amerikane me të cilët kanë marrë pjesë në disa misione të rënda dhe të rrezikshme", thuhet në letrën e presidentit Bush. Në këtë letër presidenti Bush ka theksuar se gatishmëria e Maqedonisë për ta mbështetur formësimin dhe forcimin e qeverisë demokratike në Irak edhe përskaj të gjitha vështirsive dëshmoi për shpirtin e popullit të Maqedonisë dhe përkushtimit pët ti shërbyer lirisë globale."Përvoja jonë e përbashkët është personifikim i thellimit të partneritetit mes vendeve tona në vitet e fund", thuhet në letër.