E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç, refuzojmë BE-në për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç ka deklaruar ditën e enjte se Serbia do të ndërpriste integrimet e mëtejshme europiane, nëse para saj do të vendosej kushti për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Jeremic, gjithashtu ka theksuar se beson që Bashkimi Europian nuk do të vendosë një kusht të tillë. Duke iu drejtuar Këshillit për punë të jashtme të Kuvendit të Serbisë, Jeremiç ka nënvizuar se nuk beson se Bashkimi Europian do të kushtëzojë Serbinë, sepse pesë anëtarë të Unionit të përbërë nga 27 vende nuk do të ndryshojnë vendimin, për, siç tha ai, pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Sipas ministrit të jashtëm serb, vetëm me konsensus mund të shkohet deri tek kushtet e reja. "Nëse vjen deri tek kushtëzimi, Serbia nuk do të ketë mundësi tjera përvec se të thotë "jo" për integrimet e mëtejshme europiane, sepse është detyrë e shtetit të mbrojë integritetin dhe sovranitetin e tij territorial", ka thënë Jeremiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›