E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic: Kishat nuk i takojnë Kosovës!

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, ka deklaruar në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris se manastiret dhe kishat ortodokse nuk mund t`i përkasin Kosovës.

"Në këtë organizatë nga ne pritet të mbrojmë dhe të kujdesemi për identitetet kulturore që kemi, e jo të jemi pjesëmarrës në tentimet politike që të krijohen të rejat”, ka thënë Jeremiç, transmeton Tanjug.

Ai ka thënë se në ambientin post-konfliktuoz, “respekti për identitetin është parakusht për pajtim, ndërsa mohimi e bënë këtë të pamundur”.

"Serbia është bërë objekt i vjedhjes sistematike të identitetit”, ka thënë Jeremiç. “Gjithkush e di se serbët dhe shqiptarët nuk bien dakord për statusin përfundimtar të Kosovës. Por, më lejoni të jem i qartë:. UNESCO nuk është një forum për përhapjen direkte ose indirekte të mosmarrëveshjeve politike”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›