E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, ndërron jetë 24-vjeçari, nuk dihet autori

Ndërron jetën në spitalin rajonal të Durrësit, 24-vjeçari, ndërsa u shtrua për mjekim pas plagosjes me thikë nga disa të rinj, pas një sherri banal mes tyre.

Viktima e indetifikuar nga policia është Junxhi Guza, i cili u plagos mjaftë rëndë, në orët e para të ditës së martë, në një lokal në lagjen 5 në qytetin bregdetar.

Ndonëse unifomat blu kanë nisur hetimet, ende nuk është zbardhur autori i kësaj ngjarje tragjike.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërsa shërbimet e Seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit, kanë kryer veprimet proceduriale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›