E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Nuk do të lejohet anëtarësimi i Kosovës në OKB

Ministri i Jashtëm në detyrë i Serbisë, Vuk Jeremiç ka deklaruar se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës së kryesimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të ishte një akt provokimi i pakuptimtë, të cilin ai nuk do ta lejonte.
 

Ai shpreson se një kërkesë e tillë nuk do të bëhet. “Derisa Serbia të kryesojë OKB-në, e kjo do të ndodhë gjatë vitit në vijim, kjo do të mund të ndodhë vetëm nëse unë do jem i vdekur", ka thënë Jeremiç gjatë konferencës së shtypit pas takimit me ministren qipriote të Punëve të Jashtme, Erato Kozaku Markulis.
 

Ai ka kujtuar se dy shtete në Këshillin e Sigurimit Rusia e Kina me të drejtë vetoje, kanë qëndrim të qartë ndaj Kosovës ashtu si dhe Serbia, e ky qëndrim është se Kosova nuk është shtet, prandaj edhe nuk mund të bëhet anëtare e OKB-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›