E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kacin: Mos të harrohet Srebrenica

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka deklaruar se e vërteta për tragjedinë e Srebrenicës asnjëherë nuk do të harrohet.

“Kujtimi për tragjedinë e Srebrenicës është gjithnjë i dhimbshëm. Vitin e kaluar për herë të parë kemi shkuar në manifestimin përkujtimor të vetëdijshëm se Ratko Mlladiç, arktekti kryesor dhe më përgjegjës i genocidit ndaj boshnjakëve përfundimisht është nxjerrë para duarve të drejtësisë ndërkombëtare”, ka tha Kacin në një njoftim në 17 vjetorin e genocidit në Srebrenicë.

Edhe pse sipas, tij, asnjë proces gjyqësor “nuk mund të kthejë kohën prapa dhe të heqë frikën, që nacionalizmi tribal e ka sjellë në Ballkanin Perëndimor, sot megjithatë mund të thuhet se ka nisur një proces pajtimi”.

Mijëra persona janë mbledhur sot në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës, për ta shënuar 17 vjetorin e masakrës së vitit 1995, në të cilën u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë nga forcat serbe.

Gjithashtu sot, pritet varrimi i mbetjeve të trupave të pajetë të afro 500 viktimave, që janë identifikuar së fundit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›