E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: OKB po bllokon hetimet për trafikimin e organeve

"Kërkesa e Serbisë që hetuesit e trafikut të organeve në Kosovë dhe Shqipëri të punojnë nën mandatin e OKB-së dhe raportin t`ia paraqesin Këshillit të Sigurimit është bllokuar nga ata që kanë kapacitete institucionale në këtë trup", tha ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç për mediat serbe.
Jeremiç theksoi se bisedimet lidhur me këtë çështje do të vazhdojnë dhe se shpreson që në javët e ardhshme të tejkalohen pengesat dhe të shënohet përparim.
"Përderisa kjo nuk ndodh, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë t`i rezistohet përshtypjes se në trafikimin e organeve në Kosovë. Ekziston diçka që për ndonjë arsye të caktuar nuk guxon të dalë në dritë", tha Jeremiç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›