E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busquets: Sezoni i ardhshëm, më i vështiri

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë se njerëzit e Pep Guardiolas nuk do ta kenë aq të lehtë dhe relaksues sezonin e ardhshëm, pas sezonit të kaluar të suksesshëm.

“Do të jetë e vështirë që të përmirësohemi për dallim nga tre vitet e kaluara, por ne e kemi motivimin për këtë”.

“Çfarë ky ekip ka arritur tre vitet e kaluara ka qenë shumë mirë. Ne kemi fituar gjithçka dhe është e vërtetë se sezoni i ardhshëm do të jetë më i vështirë. Të gjithë duan të na mposhtin, dhe çdo ndeshje do të jetë si finale”, ka thënë Busquets.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›