Lobimi, Xhejms Berisha: Prisja më tepër ndihmë nga qeveria
Piloti nga Kosova me shtetësi amerikane James Berisha, tha se shpresonte më tepër ndihmë nga qeveria e Kosovës për misionin e tij të fluturimit në Afrikë që synon të sigurojë më tepër njohje në favor të shtetit të ri.
Sipas tij për fat të keq nuk e ka patur ndihma dhe ai ia hedh fajin mentalitetit me të cilin zyrtarët i shohin nisma të tilla.
Ndër të tjera piloti kosovar thekson se misioni i tij në të gjitha vendet afrikane i ka siguruar Kosovës miliona dollarë publicitet, pasi ka shërbyer si një reklamë për vendin e tij, me intervistat dhe takimet që ai vetë ka zhvilluar në secilin vend.