Komiteti ushtarak i NATO-s diskuton për Kosovën

Të mekurën në Bruksel fillon takimi vjeshtor i Komitetit ushtarak të NATO-së. Në të do të marrin pjesë mbi 60 ushtarakë të vendeve-anëtare të Aleancës, të vendeve në Programin "Partneritet për paqe" të NATO-s, të vendeve të "Dialogut mesdhetar".Ky takim konsiderohet si më i rëndësishmi pas takimit të mbajtur nga Komiteti ushtarak i NATO-së në Madird të hënën.
Për herë të parë në të janë ftuar si vende-anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, anëtarësimi i të cilëve ishte miratuar në takimin e lartë të NATO-së gjatë prillit të këtij viti në Bukuresht. Pjesëmarrësit do të diskutojnë operacionin e NATO-së në Afganistan, bashkëpunimin midis NATO-së dhe BE-së në lidhje me dislokimin e ardhshëm të misionit të BE-së - EULEX në Kosovë, gatishmërinë dhe pjesëmarrjen e NATO-së në misionet detare