E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës, i pandryshuar

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, ka deklaruar se qëndrimi i Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar .

Gjithashtu Jeremiç theksoi se në kuadër të qëndrimit ndaj pavarësisë së Kosovës para politikës së jashtme serbe ka dy detyra.

E para është të sigurohet që të mos rritet numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën. Detyra e dytë e diplomacisë serbe, është që të ruhet klima e shëndoshë ndërkombëtare për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit” theksoi Jeremiç.

Jeremiç i bëri këto komente në konferencën vjetore me ambasadorët e Serbisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›