Hungaria pret dialogun Kosovë-Serbi, pavarësisht raportit të Martyt

Hungari pret sa më shpejtë të nisë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit pavarësisht raportit të Dick Martit për tregëti organesh.
Shefi i diplomacisë hungareze, Janos Martonyi ka thënë se pret që gjyqi të hetojë pohimet në raportin e Dick Martyt para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, por nuk beson se ky raport do të ndikojë në fillimin e dialogut të paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Këto janë dy gjëra që nuk lidhën me njëra-tjetrën. Pohimet nga raporti i Dick Martyt janë kryesisht punë e gjykatave”, ka thënë Martonyi, në një intervistë për gazetën Veçernje Novosti.
Sipas tij, dialogu duhet të fillojë sa më shpejtë me qëllim që të tejkalohen dallimet midis Beogradit dhe Prishtinës.
Gjithashtu ministri i Jashtëm i Hungarisë, vendin që është në gjashtë muajt e parë të këtij viti është udhëheqëse e Presidencës së BE-së, ka thënë se Budapesti zyrtar do të ndihmojë Beogradin për përgjigjet në Pyetësorin e Komisionit Evropian, në bazë të së cilit do të ndërtohet opinioni nëse Serbia i plotëson kushtet për të fituar statusin e vendit kandidatit për në BE.