E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic do ti kërkojë OKB-se të hetojë trafikimin e organeve

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic paralajmëroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të kërkojë zyrtarisht që ky trup të inicojë mekanizmin hetues për t`i sqaruar pretendimet në raportin e Dik Martit.

Kryediplomati serb tha se duhet të mundësohet që ky mekanizëm hetues duhet të ketë kapacitetin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Ai ka shtuar se vetëm EULEX-i nuk mund t`i kryejë hetimet, sepse nuk ka juridiksion territorial mbi të gjitha vendet ku duhet të hetohet ky rast, por vetëm në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›