E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rektori Rugova: Jam sulmuar fizikisht nga gjakprishës

Rektori i Universitetit të Prishtinës Mujë Rugova ka reaguar pas sulmit me bojë që aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” i bënë atij gjatë ditës së djeshme.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Rugova ka hedhur akuza të rënda ndaj aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje” duke i cilësuar ata si gjakprishës.
“Ky është sulm fizik, jam sulmuar me substanca që janë edhe kanceroze. Por edhe lëndë djegëse. Ngjyra ka qenë e tretur në lëndë djegëse dhe nëse do të kishte shkëndije të sjellë edhe flakë. Këto janë gjëra që i bënë një pjesë e rinisë e cila është gjakë i fëlliqur se me siguri dikush prej tyre ose gjyshin ose katragjyshin e ka element sllav”, ka thënë Rugova.

Më tej ai ka shtuar se ky gjak i prishur nuk do të ia arrij qëllimit ta përçaj universitetin.
“Në qoftëse ky universitet është sulmuar në këtë mënyrë atëherë është sulmuar nga gjaku i prishur edhe nga elementë të cilat nuk ia duan të mirën këtij populli, dhe natyrisht që synojnë përçarjen e universitet në afera. Këtë nuk do ta arrijnë, deri sa unë të jem aty”, ka thënë rektori.

Më tej rektori ka theksuar se “veprimi nuk i shkon për nder “Vetëvendosjes” e cila nuk është distancuar fare.
“Ata e dijnë se çfarë kanë bërë dhe e dijnë se si e kan punën me opinionin e tyre që ju ka dhënë votat prandaj kështu nuk formohet shteti”, ka shtuar Rektori.

Në 41 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, teksa Rektori po fliste aktivistë të Vetëvendosjes e kanë qëlluar atë me bojë të kuqe ndërsa më pas ata janë arrestuar dhe janë lënë në burg për një muaj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›