E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic në OKB për trafikun e organeve

BEOGRAD- Kreu i diplomacisë serbe Vuk Jeremic do të ketë sot konsultime brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në lidhje me kërkesën e Serbisë për hetim të akuzave për trafikim organesh në Kosovë ka njoftuar Ministria e Jashtme në Beograd.

Serbia ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të miratojë vendimin për formimin e një organi të pavarur, i cili do t’i hetonte akuzat e Dik Martit për trafikim me organe njerëzore.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›