E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Ivanov apel për zgjedhje të qeta

SHKUP- Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov bëri thirrje për zgjedhje të qeta dhe demokratike, me të cilat do të tregohet se Maqedonia është një vend demokratik.

“Do të doja t'u bëj thirrje qytetarëve tanë që ta respektojnë shtetin dhe të kenë respekt ndaj tërë asaj që ne e kemi arritur gjatë 20 viteve të fundit që nga pavarësia. Dhe atë duhet ta tregojmë të dielën, në ditën e zgjedhjeve”,- theksoi presidenti Gjorge Ivanov nga Roma, ku po merr pjesë në shënimin e 150-vjetorin e bashkimit të Italisë.

Ndërkohë që mediat vendase bëjnë me dije se të dielën presidenti Ivanon deklaroi se qytetarët duhet ta japin votën e tyre për ata të cilët gjatë katër viteve të ardhshme do t’i paraqesin në Parlament dhe do të duhet të sjellin vendime për atë çka Maqedonia duhet të realizojë, përkatësisht realizim sa më i shpejtë i qëllimeve strategjike sic është anëtarësimi në NATO dhe BE.

Presidenti Ivanov pret zgjedhje të qeta dhe të drejta, sepse siç theksoi ai pas 20 viteve demokraci zgjedhjet duhet të tregojnë se është e pjkekur për rrugën e saj Europiane.

“Të gjithëve që presin prej nesh, t'u tregojmë se jemi demokraci e pjekur dhe vendi i së cilës është në botën demokratike, përkatësisht në BE dhe në NATO”,- theksoi Ivanov.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›