E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditje për kombëtaren, dëmtohet Hamdi Salihi

TIRANE- Kombëtarja shqiptare është tronditur nga një lajm i rëndë ditën e djeshme, teksa sulmuesi kryesor i skuadrës, Hamdi Salihi, ka braktisur stërvitjen si rrjedhojë e një dëmtimi. Gazeta Shqiptare shkruan sot se ai ka pësuar një tërheqje në pulpë, që nuk është dukur aspak e lehtë dhe që e vë në një rrezik serioz për ndeshjen e 7 qershorit kundër Bosnje-Hercegovinës.

Dëmtimi i shkodranit në fakt ka futur në panik trajnerin Josip Kuzhe dhe stafin e tij, pasi bëhet fjalë për sulmuesin më në formë të Shqipërisë në këtë sezon. Por, stafi mjekësor ka bërë të ditur se asgjë nuk dihet përfundimisht nëse Salihi do të luajë apo jo në Zenica. Për këtë do të priten analizat e sotme, që do të konfirmojnë në mënyrë përfundimtare nëse Salihi do të udhëtojë me skuadrën për në tokën boshnjake.

Humbja e Salihit do të thotë një goditje e madhe për ekipin kombëtar, në prag të një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij sezoni. Ai ka realizuar mbi 20 gola këtë sezon me Rapidin e Vjenës, ndërsa ka shënuar dy gola decizivë me kombëtaren në këto eliminatore. Salihi ishte heroi i Shqipërisë në ndeshjen me Bjellorusinë më 26 mars, duke shënuar golin vendimtar, ashtu siç bëri me Luksemburgun më 7 shtator.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›