E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic në OKB:Kosova asnjë njohjeHyseni kundërshton

BEOGRAD- Beogradi vazhdon fushatën e tij të lobingut për të marrë sa më shumë mbështetje për rezolutën serbe na Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Sipas të përditshmes serbe “Blic”, ministri i Jashtëm Vuk Jeremic, këto ditë ka zhvilluar takime të shumta për të garantuar shumicën në asamble lidhur me draftin që dënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe kërkon negociata të reja për statusin e saj.

Sipas burimeve të gazetës, fakti që ende asnjë vend nuk e ka njohur Kosovën edhe pas shpalljes së mendimit të GJND-së, e inkurajon Beogradin të kundërshtojë përpjekjet në këtë drejtim.

Ndërkohë shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni deklaroi sot se askush nuk duhet të shqetësohet në Kosovë, për faktin se nuk ka njohje të reja për momentin. Sipas tij, shumë shpejtë do të nisë një valë e re njohjesh, pasi ka marrë premtime nga dhjetëra vende të ndryshme.

“Shumë vende po analizojnë mendimin e GJND-së përpara se të marrin një vendim për njohjen e Kosovës”, - tha ministri kosovar. Hyseni shprehu bindjen se Kosova dhe aleatët e saj do ta fitojnë betejën politike kundër Serbisë dhe përkrahësve të saj dhe kjo gjë do të ndodhë pikërisht në OKB.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›