Jeremic për trafikimin e organeve: Të kryhen nga OKB
BEOGRAD-“Kërkesa e Serbisë që hetuesit e trafikut të organeve në Kosovë dhe Shqipëri të punojnë nën mandatin e OKB-së dhe raportin t’ia paraqesin Këshillit të Sigurimit është bllokuar nga ata që kanë kapacitete institucionale në këtë organizem”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Ai ka deklaruar se bisedimet lidhur me këtë do të vazhdojnë dhe se shpreson që në javët e ardhshme të tejkalohen pengesat dhe të shënohet përparim. “Përderisa nje gje e tille nuk ka ndodhur, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë t’i rezistohet përshtypjes se në trafikimin e organeve në Kosovë ekziston diçka që për ndonjë arsye, nuk guxon të dalë në dritë”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe.
Beogradi kerkon qe hetimet rreth te ashtuquajturit trafik me organe njerezore ne Kosove dhe Shqiperi t’i kryeje nje organizem i Kombeve te Bashkuara, por vendet me te medha te keshillit te sigurimit, e kane kundershtuar nje ide te tille duke ia lene kete detyre EULEX-it si organizem kompetent per te kryer hetimet.
(d.b/BalkanWeb)