Rusi, fundoset anija në lumin Vollga dy të vdekur e 90 të zhdukur
RUSI- Dy të vdekur dhe mbi 90 të zhdukur është bilanci i rëndë pasi një anije pasagjerësh u mbyt sot në lumin Vollga në Rusi.
84 vetë arritën të shpëtonin, ndërsa anija u mbyt në Republikën e Tatarstani, rreth 750 km në lindje të Moskës. Shumica e pasagjerëve mendohet se janë turistë bullgarë.
Shkaku i aksidentit ende nuk është i qartë, ndërsa vazhdon prej disa orësh operacioni i shpëtimit. Të mbijetuarit u shpëtuan fatmirësisht nga një anije që kaloi pranë momentit të mbytjes.
Anija e mbytur është ndërtuar 55 vjet më parë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)