Maqedoni, shqiptarët rezerva për regjistrimin e popullsisë
SHKUP- Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i cili fillimisht ishte planifikuar për në prill, do të realizohet nga 1 deri më 15 tetor.
Shqiptarët akoma shfaqin dyshimet dhe nuk besojnë se do të realizohet një regjistrim real dhe objektiv. Mollë sherri është pakënaqësia e shqiptarëve, por dhe e komuniteteve të tjera jomaqedonase lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve të kësaj nisme.
Si rezultat i kësaj, anëtarë të Komisionit nga radhët e shqiptarëve dhe të turqve, përfshirë këtu dhe nënkryetarin e KSHR-së, profesor Abdulmenaf Bexhetin në mars të këtij viti braktisën punën e Komisionit, kurse në konkursin për regjistrues u paraqitën rreth 600 shqiptarë.
Kryetarja e Komisionit, Vesna Janevska të shtunën deklaroi se, teknikisht janë të përgatitur për regjistrimin, që do të thotë se janë shtypur të gjitha materialet e nevojshme si dhe planet për prezantimin medial, por se ka mbetur vetëm të arrihet një marrëveshje për strukturën e regjistruesve.
Ajo theksoi se menjëherë pasi do të votohet Qeveria, do të caktojë një mbledhje të Komisionit Shtetëror për Regjistrim, në të cilën pret që edhe anëtarët shqiptarë, të cilët në mars e braktisë punën, të marrin pjesë në mbledhje për ti tejkaluar keqkuptime, me të cilën përfundimisht do të zhbllokohej puna.
(e.m/tg/BalkanWeb)