Greqia shpreson se presidenti i sapozgjedhur do punoje per emrin
Ndersa Greqia ka shprehur shpresen se presidenti i sazgjedhur maqedonas do te punoje per zgjidhjen e çeshtjes se emrit, kryeministri grek ka theksuar se pasaporta e Maqedonise per anetaresimin ne strukturat euro-atlantike, do te jete nje emer i perbere, me reference gjeografike, qe do te perdoret kundrejt te gjitheve dhe jo vetem ne marredheniet me Greqine. Kryeministri grek e leshoi deklaraten pas nje sere takimesh te ngjeshura me kancelarite me te rendesishme nderkombetare , perfshire edhe takimin me presidentin amerikan, Barack Obama. Karamanlis tha me tej se tashme eshte momenti qe udheheqja e Shkupit te heqe dore nga devijimet, zvarritjet dhe idete fikse te se kaluares.