Perkujtohet peshengritesi Aleksander Kondo
Te aferm, miq dhe bashkekohes te ish-peshengritesit te talentuar shqiptar Aleksander Kondo jane mbledhur ne nje pekujtimore te talentit te shtanges shqiptare. Ne kete perkujtimore ka qene i pranishem edhe zevendeskryeministri Genc Pollo. Aleksander Kondo humbi jeten ne 1 maj te vitit 1987 ne Amerike pas nje aksidenti tragjik me makine. Ai dhe Xhelal Sukniqi, dy peshengrites te talentuar te ekipit kombetar u arratisen nga Podgorica me daten 25 maj te vitit 1985, ndersa po ktheheshin nga Kampionati Evropian i Peshengritjes qe u zhvillua ne Katovice te Polonise. Pas shume peripecish ata perfunduan ne Amerike. Dhe pikerisht pas dy vitesh qe kishte realizuar endrren e tij per te qene ne Amerike, nje aksident me makine i merr jeten ne moshen 27 vjeçare talentit te shtanges shqiptare qe ngriti i pari 200 kg.