E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç shpreson GJND ta mbështesë Serbinë

HAGE-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ka shprehur sot bindjen se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta mbështesë përpjekjen e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

"Ne presim që ligji ndërkombëtar të ruhet. Pavarësia e Kosovës ishte thjesht ilegale, dhe ne i besojmë drejtësisë ndërkombëtare", tha sot Jeremiç për AFP.

Sot ne Hage nisi shyqrimi i procesit per pavaresine se Kosoves. Ndërkohë Gjykata në Hagë nuk pritet të japë ndonjë vendim, por vetëm mendim këshilldhënës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›