E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama po dhunon familjen dhe gratë e PS

 TIRANË- Partia Demokratike akuzoi sërisht të martën Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, se vazhdon i papërmbajtur të dhunojë familjen dhe vlerat e saj si dhe gratë e PS.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha sot gjatë një konference për shtyp, se Rama imponon zonjat e PS-së t’u thonë shqiptarëve se sulmet ndaj tij janë ndërhyrje në jetën e tij private.
“Kështu denoncimeve të bazuara me dokumenta të pamohueshme, ai u përgjigjet me një dhunim dhe poshtërim të vlerave familjare duke u imponuar zonjave të nderuara të Partisë Socialiste të dalin çdo ditë e t’u thonë shqiptarëve se këto sulme janë ndërhyrje në jetën e tij private dhe se këto akte nuk qënkan dhunim i familjes”, theksoi zëdhënsja, Erla Mëhilli.

Sipas Mëhillit, aktet e Ramës janë të dënueshme në cdo vend të Botës.
"Akuzat monstruoze ndaj bashkëshortes për atësinë e fëmijës dhe rrahja e partneres në plazhet publike janë akte të dënueshme në çdo vend të lirë", tha Mëhilli, duke shtuar se "duke dënuar aktet e tua të dhunës, denoncojmë edhe keqpërdorimin që t'i i bën zonjave të nderuara të PS-së, duke i përdorur si avokate të dhunës tënde çnjerëzore".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›