Çelet ekspozita " Mirësevini në Shqipëri"
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në Tiranë me mbështetjen e MTKRS,
MASH, AKT dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë
dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, kanë hapur ekspozitën e fwmijëve " Mirësevini në Shqipëri - Welcome to Albania" Në këtë konkurs fëmijët që duan artin e pikturës që kanë talent e pasion sjellin me sinqeritet e fantazi kartolinat e tyre duke promovuar vlerat kombëtare e kulturore të qytetit të tij. Ata sjellin në krijimet e tyre natyrën e bukur shqiptare,kulturën zakonet dhe traditat e vëndit tonë.Nëpërmjet një mesazhi shkruar me dashuri ata ikurajojnë bashkëmoshatarët e tyre të vizitojnë shqipërinë. Rreth 250 kartolina të ardhura nga 22 qytete të vendit do të ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Arteve ku ndër to nga një juri e përbërë nga artistë të fushës dhe me kryetar jurie z.Rubens Shima - piktor dhe Drejtor i GKA,janë zgjedhur 10 kartolinat më të bukura.Në këtë konkurs fëmijëve fitues do tu jepen dhurata dhe diploma me titull " Kartolina më e bukur".Për konku rentët e tjerë do të jepen diploma për pjesëmarrje në "Konkursin kombëtar të kartolinës"