Jeremiq: Kosova është zemra dhe shpirti serb
CHICAGO– “Kosova është drita e syrit tonë dhe Jerusalemi ynë”. Kjo është deklarata e ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiq gjatë virzitës së tij zyrtare ne SHBA.
Lajmi bëhet i ditur sot nga mediat kosovare të cilat duke cituar agjencinë e lajme FoNet kanë zbadhur deklaratat e ministrit të jashtëm serb i cili ka theksuar se përpjekjet për shkëputjen ndërmjet dy vendev nuk do të ketë sukses dhe se e vetmja alternativë për zgjidhje nuk është kompromisi por negociatat.
Duke rikujtuar dhunën e marsit ndaj serbëve më të Kosovës 2004 dhe pasojat që rrodhën pas kësaj, Jeremiq ka vlerësuar se problemi i Kosovës në thelb reduktohet në luftën për identitet.
“Për ne serbët, Kosova është ajri që e thithim. Ajo është damari i jetës së kulturës sonë dhe djepi i tempujve tanë më të çmuar. Ne me Kosovën kemi një hallkë të pashkëputshme, ajo është burim i traditës sonë shpirtërore dhe i shtetësisë, zemra dhe shpirti i popullit tonë, pjesë e pashkëputshme e qenies sonë”,- është shprehur Jeremiq.
Ndërkohë ministri i jashtëm i serbisë Jeremiq ka nënvizuar faktin për mëse tre vjet Serbia me gjithë forcën kundërshton shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke përdorur ekskluzivisht mjete paqësore dhe demokratike.
“Nuk kemi ndërmarrë kundërmasa ndëshkuese. Por, kemi vendosur që asnjëherë, në kurrfarë rrethana të mos njohim shkëputjen nga Kosova, qoftë drejtë apo tërthorazi”,- ka theksuar Jeremiq.
Sipas vlerësimeve të tij të Jeremiq, krijimi I shtetit të kosovës para tre vjetësh ishte në thelb përpjekje që me forcë të ndryshoheshin kufijtë kushtetues, ndërkombëtarisht të njohur të Serbisë.
“Asnjë vend krenar e demokratik, afrikan, evropian, aziatik ose amerikan, i vogël ose i madh, i pasur ose i varfër, nuk do të vepronte ndryshe po të ishte në vendin tonë”,- ka deklaruar ministri i jashtëm serb Vuk Jeramiq.
(e.m/koha/BalkanWeb)