Maqedoni, BE thirrje liderëve politik për konsensus
SHKUP- Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje klasës politike maqedonase për gjetjen e një marrëveshjeje midis tyre në mënyrë që të arrihet stabiliteti politik në vend.
Ndërkohë përfaqësuesit e BE në Shkup kanë nënvizuar domosdoshmërionë e pjesmarrjes së të gjitha forcave politike në zgjedhjet elektorale. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Ina.
“Shpresojmë se do të arrihet një marrëveshje kompromisi. Ne po ndjekim me kujdes mbajtjen e mundshme të zgjedhjeve dhe presim që të plotësohen rekomandimet e Komisionit Evropian dhe ODIHR-it. Shpresojmë dhe besojmë se të gjitha partitë do të tregojnë dëshirën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje”,- mësohet të ketë deklaruar Natasha Batler, zëdhënësja e Eurokomisionerit për zgjerim, Oli Rhen.
Zyra e BE-së në Maqedoni ka propozuar për një takim më të gjerë të liderëve të partive politike për të arritur marrëveshje për tejkalimin e krizës politike dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
(e.m/ina/BalkanWeb)