Jeremiq Prishtina seshte e gatshme per dialog
Ministri serb i puneve jashtme Vuk Jeremiq ka thene se Prishtina nuk eshte e gatshme per dialog me Beogradin.Jeremiq ka perseritur se Qeveria e Serbise ka qene unike kur ka thene se nuk ka kushte per serbet e Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhje.
Zgjedhjet nuk jane shpallur ne baze te rezolutes 1244 qe do te nenkuptonte shpalljen e tyre nga shefi i UNMIK-ut gje qe ai nuk e ka bere ka thene Jeremiq.
Sipas Jeremiqit bisedimet mund te fillojne rreth ceshtjeve me pak te diskutueshme sic eshte ceshtja e te pagjeturve apo cminimi i territorit rreth vijes administrative.
Ne kete menyre mund te krijohet atmosfere e mire per bisedime serioze ka thene Jeremiq.
Ai po ashtu ka thene se bisedimet Prishtine-Beograd do te mbahen nen sundimin e OKB-se nen ndermjetesimin e EULEKS-it.