Irlanda mund te marre nje pakete ndihmash nga BE dhe FMN

Guvernatori i Bankes Qeedrore ne Irlande tha se vendi i tij ka te ngjare te marre nje pakete ndihmash nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar ne perpjekje per stabilizimin e ekonomise.
Patrik Honohan i beri komentet para nje takimi sot me zyrtaret e FMN-se dhe te BE-se per sektorin bankar ne Irlande.
Me pare kreu i thesarit britanik David Osborne tha se Londra eshte e gatshme te ndihmoje Irlanden. Zyrtaret britanike dhe te BE-se jane te shqetesuar se problemet financiare te Irlandes mund te demtojne ekonomite e brishta si Portugalia dhe Spanja.
Borxhi i qeverise se Irlandes mund te arrije 30 perqind te prodhimit kombetar pasi Dublini shpetoi disa banka kombetare. Frika se Irlanda mund te mos ripaguaje borxhin do te thote se huadhenesit mund te kerkojne interesa me te larta per te mbuluar rrezikun.