E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i Lisbones pritet te ripercaktoje misionin e NATO-s

Udheheqesit boterore qe do te mblidhen kete jave ne Lisbone per takimin e NATO-s pritet te diskutojne mbi te ardhmen eAleances rolin e saj ne bote dhe marredheniet me Rusine.Aleanca po perpiqet te ripercaktoje misionin e saj ndersa hyn ne dekaden e dyte te Shekullit 21.

Ushtaret e NATO-s ne Afghanistan. Aleanca me e suksesshme ushtarake e botes e ka lidhur reputacionin e saj me kete konflikt. Forca Nderkombetare e Sigurise e NATO-s ose ISAF ka me teper se 130 mije trupa nga te 28 vendet anetare. Shumica e tyre jane amerikane dhe Jonathan Eyal i Institutit Mbreteror te Londres thote se e ardhmja e NATO-s varet nga udheheqja amerikane.

Ne se presidenti amerikan vendos vitin e ardhshem se operacioni ka patur sukses te mjaftueshem per te vazhduar atehere une mendooj se shumica e vendeve te Aleances do te mbeten ne terren- thote ai.

Udheheqesit pritet te diskutojne per denimin kohet e fundit te sulmeve te NATO-s ndaj militanteve te dyshuar. Presidenti afgan Hamid Karzai i ka denuar sulmet gjate nates per te cilat ai thote se po minojne mbeshtetjen afgane per luften. Ne takimin e Lisbones po ashtu mund te diskutohet nje plan per ti dhene fund misionit luftarak ne Afganistan deri ne vitin 2014.

Ne rendin e dites eshte edhe Rusia. Presidenti rus Dmitri Medvedev do te marre pjese ne takim. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s thote se Rusia dhe NATO do te bashkepunojne ne Afganistan.

Une besoj se Rusia ka te njejtin mendim me ne se ka ardhur koha te mos shqetesohemi me per njeri-tjetrin. Ka ardhur koha te punojme se bashku dhe ne do ta bejme nje gje te tille- thote zoti Rasmusen.

Marredhenia e Rusise me NATO-n filluan ne vitin 1989 pas renies se Murit te Berlinit. Ministri i Jashtem sovjetik i asaj kohe Eduard Shevarnaxe kreu viziten historike ne seline e NATO-s.

Por marredhenia e Rusise me NATO-n ka qene me probleme pjesen me te madhe te kohes per shkak te mosmarreveshjeve lidhur me zgjerimin e Aleances dhe mbrojtjen nga raketat.

Oksana Antonenko e Institutit per Sigurine Nderkombetare thote se marredhenia mes tyre do te ripercaktohet

Administrata Obama eshte e perkushtuar shume seriozisht drejt nje marredhenieje te re cilesore me Rusine. Une mendoj se gjerat do te ndryshojne.

Edhe NATO eshte duke ndryshuar. Koncepti i saj i ri i Strategjise synon ta pozicionoje Aleancen ne shekullin e 21-te dhe thekson si perparesi sigurine kibernetike dhe mbrojtjen nga raketat.

Ne nuk do ti bindim ruset te pranojne mbrojtjen nga raketat por do te perparojme ne ceshtjen e arritjes se nje marreveshjeje ne parim se dislokimi i pare mund te realizohet- thote zoti Eyal.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s thote se takimi i Lisbones do te jete historik se ai do te tregoje per nje Aleance te re dhe te modernizuar. Ndersa kalon nga nje strukture ushtarake ne nje qendrim me mbrojtes syte do te jene tek Afganistani. Deshtimi atje ose perceptimi i dobesise mund ta demtoje NATO-n dhe aspiraten e saj ne te ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›