E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jericho: Nëntori i ftohtë

Rock grupi i njohur “Jericho” që ka bërë për vete publikun me dedikimet e tyre për luftën dhe të zhdukurit, rikthehet me një tjetër dedikim.

"Nëntori i ftohtë'', titullohet kënga që pritet të publikohet nëpermjet rrjeteve sociale, këtë javë, më 22 nentor .
Anëtarët e grupit kanë bërë të ditur se për dallim nga herat e tjera kur tekstet e këngëve ishin të shkruara në gegërisht, kjo këngë do të jetë toskërisht.

Grupi "Jericho" është themeluar në vitin 1997, në Prishtinë, ndërsa përbëhet nga Petrit Çarkaxhiu (vokalist), Leonard Canhasi (solo guitar), Suad Jamini (bass guitar) dhe Visar Rexha (daulle). /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›