E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dërgohet urgjentisht për në spital

Këngëtarja, Selena Gomez është dërguar të hënën urgjentisht në një spital në Los Angelos për shkak të disa problemeve me fytin.

Këngëtarja ka pasur dhimbje të mëdha të fytit dhe i është dashur që të drejtohet në emergjencë për ti’u nënshtruar disa trajtimeve.Selena kohëve të fundit ka pasur probleme me fytin dhe shkaku i kësaj i është dashur ti anuloj disa sesione incizimesh të këngëve të saja.

Një ditë më pare, ajo është parë së bashku me Jusitin Bieber duke shijuar ndejën e “American Music Awards”, dhe me menjëherë pas përfundimit të mbrëmjes, Selena është drejtuar urgjentisht për në spital.
Ndërkaq, mjekët nuk kanë thënë saktë se për çfarë komplikimi bëhet fjalë por se se duhet pritur deri në publikimin e rezultatit të analizave mjekësore./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›