E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermela e Big Brother ndahet nga i dashuri

Fituesja e edicionit të katërt të “Big Brother “, Ermela Mezuarj, i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin, Jotin.

Ka njerëz që të shkelin këmbën dhe të thonë më fal; ka njerëz që ikin dhe s’thonë një fjalë”, është një nga deklaratat që Ermela ka bërë për fansat e saj në facebook, pas ndarjes së përfolur nga aai dashuri i saj, Joti.

Historia e Ermelës me Jotin nuk është edhe aq e thjeshtë për shkak që ata u riktheyn së bashku pas tetë vitesh ndarje, dhe pas ribashkimit ata vazhduan lidhjen edhe për një vit madje, edhe duke bashkëjetuar.

Pas fitores së saj në “Big Brother” dhe dhënies fund të lidhjes me Ervinin, Ermela e cilësoi vitin 2011 vitin më me fat pasi, përveç parave, ajo rifitoi dashurinë e humbur pas tetë vitesh. Djali nga Lezha, Joti, u rikthye në Shqipëri vitin e kaluar, kur dhe vendosi të bashkëjetojë me Ermelën, ndërsa filloi edhe punë si operator në “Top Channel”. Pas pak muajsh që ata provuan të jetojnë nën një çati, Ermela pranoi të fliste hapur për këtë histori dashurie me Jotin, me të cilin kishin bërë plane për martesë e fëmijë. Por tashmë nuk dihet ç’ka ngjarë, që mes tyre ndodhi ndarja./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›