E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internacionalja Socialiste: Të pranohet kërkesa e PS

Ky takim u zhvillua nën presidencën e Partisë Socialiste spanjolle të Kryeministrit José Luis Rodríguez Zapatero. Një ndër pikat më të rëndësishme të takimit, mbi të cilën Komiteti i Internacionales u shpreh edhe në deklaratën përfundimtare ishte situata në Shqipëri.

Deputeti Taulant Balla prezantoi raportin e Partisë Socialiste dhe qëndrimin e saj mbi zgjedhjet e 28 qershorit dhe marrëdhëniët e kushtëzuara me Kuvendin e Shqipërisë.  “Në Shqipëri demokracia duhet të rivendoset dhe kërkesat e Partisë Socialiste në marrëdhënie me dhunimet dhe parregullsitë në zgjedhjet e 28 qershorit duhet të pranohen”, vlerësoi komitetit i kësaj Intërnacionale. Internacionalia Socialiste ka rikonfirmuar solidaritetin dhe mbështetjen për Partinë Socialiste dhe veprimin e saj politik.

Gjithashtu në deklaratën e Barcelonës, organizata e partive socialiste në mbarë botën, ka theksuar angazhimin e përbashkët të partive socialiste dhe socialdemokrate për të luftuar korrupsionin politik që siç theksohet në deklaratë: “shfaq mungesë respekti për financat publike, lirinë e shprehjes dhe interesat e përbashkëta themelore”. Kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Jorgo Papandreu, është Presidenti i Internacionales Socialiste.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›